×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia e dënon me 500 euro mitrovicasin që vendosi drita rrotative në veturë

    Insajderi
    08 December 2022 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Mitrovicë, ka identifikuar një veturë në të cilën kanë qenë të vendosura dritat rritative, ani pse për këtë nuk ka pasur autorizim.

    Pasi është ndaluar në kontrollë të policisë, kjo e fundit ka gjobitur shoferin me 500 euro.

    “Policia në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën ‘Sami Gashi” kanë identifikuar një veturë me targa vendore e cila ishte e pajisur me dritën rrotative të automjeteve me përparësi kalimi, pa poseduar autorizim përkatës”, thuhet në njoftim, përcjell Insajderi.

    “Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro për vendosjen e dritave të tilla, kundërvajtje kjo e cila parashihet me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Policia do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor”, thuhet më tej në njoftim. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark