×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Hamburgut: Dy shqiptarë kanë vdekur dhe një tjetër i lënduar rëndë

    Insajderi
    01 November 2023 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mëngjesin e së hënës në një kantier ndërtimi në Hafer City në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një ngjarje tragjike ku kanë vdekur katër persona dhe njëri është lënduar rëndë.

    Mediat gjermane raportuan gjatë së martes se tre nga viktimat ishin shqiptarë.

    Klankosova ka kontaktuar me policinë e Hamburgut për të marrë informacione lidhur me ngjarjen e rëndë.

    Në përgjigje thuhet se dy nga të vdekurit janë shtetas shqiptarë, e po ashtu edhe njëri nga të lënduarit rëndë i cili është i shtrirë në spitalin e Hamburgut.

    “Jemi duke pritur identifikimin e dy personave të tjerë që vdiqën në këtë aksident. Nuk mund t’ju jap ndonjë informacion të mëtejshëm për momentin”, tha zëdhënësi i policisë Soren Simbal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark