×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës kërkon uniforma të reja, planifikohen 11 milionë euro

    Insajderi
    24 December 2023 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 11 milionë euro i ka në dispozicion Policia e Kosovës për blerjen e uniformave, standarde e solemne për zyrtarët e saj.

    Ky institucion ka hapur tenderë dy pjesësh, me pjesën e parë parasheh furnizimin me uniforma standarde policore për femra dhe meshkuj me vlerë 11 milionë e 252 mijë euro.

    Për uniforma solemne dhe të nderit për femra dhe meshkuj janë planifikuar 99 mijë euro tjera.

    Koloneli i pensionuar, Rrahman Sylejmani, shpalljen e tenderit e konsideron veprim të duhur, derisa rikujton problemet që kanë pasur në të kaluarën me kualitetin e tyre.

    “Askush nuk mundet me parashikuar kohëzgjatjen e këtij tenderi dhe ajo kompani që të përzgjidhet dhe të bëjë ofertën. Po dashtë Zoti që të janë kualitet ato uniforma, sepse ka ndodhë shpeshherë përpara që nuk kanë marrë kualitet. Aplikojnë kompani të ndryshme, të cilët produkte jo të dorës së parë, qoftë uniformë apo edhe diçka tjetër”.

    Sylejmani përmend telashet e vazhdueshme me prokurim që sipas tij janë të tej zgjatura.

    “Do të ketë kompani që kanë apliku në atë tender më vonë, që janë të pakënaqura, për një arsye apo tjetër ata e kanë të drejtën të ankohen edhe me automatizëm ato ankesa kanë me marrë kohën e vet derisa shqyrtohet”, ka deklaruar Sylejmani.

    Për këtë ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë se duhet bërë plane paraprake.

    Duhet të jenë më të vëmendshme në planifikimin e rregullt kohor për pajisjet e punonjësve të policisë, qoftë me pajisje të punës, po ashtu edhe me veshmbathje. Mos planifikimi i duhur shkakton mungesë të këtyre mjeteve për punë të Policisë.

    Këtë muaj, policia e Kosovës ka nënshkruar kontratë me një kompani vendore për blerje të këpucëve për zyrtarët policorë me vlerë prej dyqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë eurosh.

    Tenderët për veshmbathje të policisë përveç telasheve e vonesave me prokurim, janë përcjellë edhe me dyshime për ndërhyrje, për çka ka edhe zyrtarë të akuzuar.

    E ka raste të tilla që janë duke u gjykuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark