×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës largon rreth 50 kamera ilegale në fshatrat serbe të Gjilanit, dyshohet se janë kontrolluar nga Beogradi

    Insajderi
    22 December 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan ka larguar 50 kamera ilegale në fshatrat serbe në rajonin e Gjilanit.

    Gazeta “Enigma” mëson se mëngjesin e së premtes, prokurori Agron Uka ka dhënë urdhër për t’i larguar kamerat, të cilat dyshohet se janë të kontrolluara nga Beogradi dhe janë të vendosura në fshatrat serbe.

    Të shoqëruar nga Policia e Kosovës, punëtort e KEDS-it kanë asistuar në largimin e këtyre kamerave.

    Aksioni është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

    Ajo tha se janë sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në Rajonin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara.  

    “Ju njoftojmë se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara”, ka konfirmuar Liridona Xheladini.

    “Rasti është kualifikuar si ‘’Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara’’, nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark