×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Policia evropiane thyen grupin kriminal serbo-kroat, shumica prej tyre gra

    Insajderi
    04 February 2023 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grup kriminal serbo-kroat, i dyshuar për qindra vjedhje në të gjithë Evropën, u shkatërrua nëntorin e kaluar gjatë një operacioni të udhëhequr nga një ekip hetimor franko-spanjoll, gjatë të cilit u arrestuan 25 persona, njoftoi sot xhandarmëria franceze, përcjell Insajderi.

    Opercioni çoi në arrestimin e njëkohshëm në nëntor në Francë, Spanjë, Holandë, Kroaci dhe Itali të 17 personave në dosjen franceze dhe tetë në dosjen spanjolle.

    Nga 25 personat e përfshirë, 23 u akuzuan nga autoritetet franceze dhe spanjolle dhe u burgosën.

    Të dy janë vendosur në arrest shtëpie në Itali dhe Holandë, në pritje të dorëzimit te autoritetet franceze.

    Të dyshuarit janë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç dhe kryesisht femra, raportojnë mediat belge dhe franceze.

    Gjatë kontrollit u sekuestruan 550 mijë euro kartëmonedha false, automjete, armë, bizhuteri dhe sende luksi.

    Kriminelët përdornin automjete në vendin ku vepronin, ndërsa merrnin makina nga diaspora e tyre.

    Kështu, për shembull, në Francë, automjetet kishin targa franceze.

    Ata punonin ditën, në zonat rurale, me gratë në ekipe dhe natën në lagjet e pasura të qyteteve me ekipe meshkujsh me përvojë. Qëllimi i tyre ishte të vidhnin bizhuteri dhe para.

    Të ardhurat nga vjedhjet pastroheshin në vende të ndryshme të Europës duke marrë mallra luksoze dhe pasuri të paluajtshme dhe diamantet rishiteshin përmes rrjeteve dhe mes të njohurve.

    Mes korrikut 2021 dhe tetorit 2022, grupi ka punuar në Evropë, duke kryer qindra vjedhje në Francë, Spanjë, Zvicër, Portugali, Itali, Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Austri me dëme prej “disa milionë” euro, sipas xhandarmërisë.

    Fillimisht, “në verën e vitit 2021”, hetuesit francezë punuan rreth njëzet vjedhjeve dhe disa individëve dhe më pas kaluan në monitorime dhe shkëmbime të shumta me Spanjën dhe veçanërisht me Kroacinë, të cilat çuan në identifikimin e grupit serbo-kroat./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark