×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i arreston dy persona në Shtërpcë, i shkaktuan lëndime një 40-vjeçari

    Insajderi
    09 January 2023 - 16:25

    Policia ka njoftuar se sot rreth roës 12:00 në fshatin Sushicë të Shtërpcës ka ndodhur një rast i lëndimit trupor.

    Për këtë rast janë arrestuar dy persona – G.M 41 vjeç dhe J.M 39 vjeç.

    Ata dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime trupore një 40-vjeçari, me inicialet S.M.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Shtërpcë

    Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtëprcë ka pranuar një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor.

    Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (M/K) i moshës 41 vjeçar dhe J.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.

    Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark