×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Policia ia jep tri gjoba shoferit që po “fluturonte” në Ferizaj

    Insajderi
    07 March 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se është gjobitur një shofër mëngjesin e sotëm në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.

    I njëjti ka qenë duke vozitur me shpejtësi 106 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

    Ai është gjobitur me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i është marrë patent shoferi për një vit.

    Image preview

    Komunikata e plotë:

    Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

    Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 08:30 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 106 km/h.

    Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet A.H (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

    Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Feriza apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

    Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark