×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje për aksidentin e trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj

    Insajderi
    08 May 2023 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku.

    Në aksident është përfshirë vetëm një veturë.

    Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësorë.

    Policia e Kosovës për Insajderin ka deklaruar se kanë filluar procedurat për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

    “Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë dhënë për Insajderi-në.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark