×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia jep detaje për vrasjen e 41 vjeçarit në Fushë Kosovë

    Insajderi
    13 February 2023 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e 41 vjeçarit, Arsim Hamiti në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

    Për rastin policia tashmë ka arrestuar dy persona.

    Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se Hamiti është goditur nga një person me thikë e që ende nuk dihen motivet.

    Bëhet me dije se viktima është dërguar me autoambulancë në QKUK, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Pas hetimeve intensive është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark