×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje për vrasjen e djeshme në Pejë

    Insajderi
    25 April 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen në Pejë, ku dyshohet se shtetasi i Shqipërisë kishte goditur qëllimisht viktimën me veturë.

    Sipas policisë, viktima ka vdekur në Spitalin e Pejës si pasojë e lëndimeve që mori.

    Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Pejë  24.04.2024 – 17:26. Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i R. Shqipërisë. Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark