×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Policia ka pasë me ndërhy qaq sa kom me ja nisë unë fitnesit sivjet”, Nushi i reagon Kurtit pas deklaratës për heqjen e barrikadave

    Insajderi
    05 January 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka shkruar se kryeministri Albin Kurti rren dy herë në ditë, e ata i besojnë çdo ditë.

    “Policia ka pasë me ndërhy qaq sa kom me ja nisë unë fitnesit sivjet… Ky rrenë dy herë në ditë, e ata i besojnë çdo ditë!”, ka shkruar ai.

    Kjo deklaratë e tij erdhi pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës do të ndërhynte para festës së Vitit të Ri për t’i hequr barrikadat, nëse ato nuk do të hiqeshin.

    “Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të tërhiqeshin barrikadat. Ne i dhamë kohë KFOR-it që ta bënte këtë. Ne nuk e donim ndërhyrjen e Policisë”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark