×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit që kërcënoi gazetarin e RTK’së

    Insajderi
    18 March 2023 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak ditë më parë një person ia vuri flakën garazhës së shtëpisë së gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi. Gazeta Insajderi ka mësuar se personi i dyshuar për kërcënim ndaj gazetarit është Arsim Limani.

    Gazetari Selimi tregoi sot në një prononcim për Insajderin se i dyshuari është arrestuar. Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosovës.

    “Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 16.03.2023, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është i moshës 42 vjeçare.

    “Personi i arrestuar:A. L mashkull, 42 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e PK’së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark