×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon vrasjen e një kosovari në Siri

    Insajderi
    08 June 2017 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se një kosovar është vrarë në Siri, duke thënë se nuk informacion zyrtar nëse bëhet fjalë për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit.

    “Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

    Megjithatë, bëhet e ditur se informacioni për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit ka ardhur në rrugë jozyrtare.

    Për më tepër, pas disa lajmeve për vdekjen e tij të dhëna kohëve të fundit, familjarët e terroristit kanë pohuar vdekjen e Muhaxherit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark