×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfiskon sasi të marihuanës në pesë komuna

    Insajderi
    18 October 2018 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në raportin 24-orësh të Policisë, janë raportuar pesë raste të konfiskimit të marihuanës në komuna të ndryshme të Kosovës.

    Në Prishtinë, Novobërdë, Kaçanik, Suharekë e Gjakovë janë arrestuar disa të dyshuar për përdorim të narkotikëve.

    Disa prej tyre janë liruar me vendim të prokurorit.

    Rastet sipas komunikatës të Policisë:

    Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë 17.10.2018 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 1.7 gramë. Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Fshati Mellce, Novobërdë 17.10.2018 – 18;00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar te i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.3 gramë. Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. “Qamil Ilazi”, Kaçanik 17.10.2018 – 02:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 1.5 gramë. Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Fshati Studenqan, Suharekë 17.10.2018 – 20:08. Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për arsye se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 108.67 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

    Rr. “Lekë Dukagjini”, Gjakovë 17.10.2018 – 22:20. Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për arsye se gjatë kontrollit në trup dhe shtëpinë e tij i janë gjetur 11.94 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark