×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia me aksion, sekuestrohen armë e municion

    Insajderi
    29 June 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9, duke u bazuar në Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata kompetente, kanë realizuar  një operacion kontrolli në një lokacion në një fshat të Podujevës, me ç‘rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për “trafikim me armë”.

    Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:

    • Dy armë të shkurtra (revole),
    • Një armë e gjatë (ajrore),
    • Njëzet e pesë fishekë,
    • Dhjetë krehër të karikatorit (për armë të gjata),
    • Një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë,
    • Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal)

    Me vendim të Prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark