×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia me bastisje në Veri, ndalohen dy të dyshuar për shpërndarje të fletushkave

    Insajderi
    14 February 2024 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë bastisur katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave, ndërsa një tjetër është në kërkim.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili tha se të dyshuarit po intervistohen, dhe pastaj do të vendoset për veprime të tjera.

    “Sot gjatë orëve të pasdites në Mitrovicën e Veriut i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera. Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, tha Elshani.

    Rikujtojmë se ditën e hënë, në Mitrovicën e Veriut ishin shpërndarë disa fletushka që bënin thirrje për rezistencë dhe nxisnin urrejtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark