×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Prishtinë

    Insajderi
    29 November 2023 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në fshatin Busi të Prishtinës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ai ishte dërguar pa shenja jete në QKMF nga familjarët.

    Lidhur me rastin janë hapur hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Raporti i plotë:

    “Fsh. Busi, Prishtinë 28.11.2023. Viktima mashkull kosovar, është dërguar pa vetëdije për trajtim mjekësor në QKMF nga familjarët, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark