×
  • Lajme
  • Insajderi

    Populli në stres nga hutia për vizat – Kurti video selfie nga xhipi i zi, flet për futboll

    Insajderi
    13 October 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për nën stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellë ndeshjen e Ballkanit.

    Nga aty Kurti tha se fubollistët do ta kenë përkrahjen e tifozëve.

    “Trajneri ju mbikëqyr e ne tifozët do t’ju kqyrim sonte nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Shihemi në ora 21:00 në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin, për spektakël në fushë nuk kam dyshim, për përkrahje në tribuna mos keni merak. Kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Forca Djema”, tha Kurti këto fjalë i tha nga xhipi i zi, teksa bënte një video seflie, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjo video e tij, vjen pak kohë pasi grupi punes i Këshillit të Evropës për vizat e Kosovës ka përfunduar takimin e parë.

    Presidenca çeke e Bashkimit Europian bën të ditur përmes një deklarate për shtyp, se grupi i punës për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian zhvilloi diskutimin e parë mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Sipas kësaj deklarate, Komisioni Evropian prezantoi përditësimin e tij lidhur me raportin teknik për këtë temë, i cili rikonfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave.

    Lexo edhe:

    Sipas presidencës çeke, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Europian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.

    Por presidenca çeke bën të qartë, se për të përparuar në këtë kuadër, do të jetë e nevojshme për të sqaruar një sërë temash të lidhura me liberalizimin e vizave dhe për të vazhduar diskutimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark