×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Posta e Kosovës shkel ligjin – Mban 47 zyrtarë si ‘Ushtrues Detyre’ jashtë afatit ligjor

    Insajderi
    17 August 2023 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Posta e Kosovës ka shkelur ligjin me pozitat e zyrtarëve si Ushtrues Detyre (UD). Sipas Raportit të Auditimit 36 pozita në Postën e Kosovës janë mbuluar nga 47 zyrtarë si Ushtrues Detyre duke e kaluar afatin e lejuar sipas ligjit prej gjashtë muajve, shkruan Insajderi.

    Gjatë testimeve tona për vitin 2022, kemi vërejtur se 36 pozita mbulohen me 47 zyrtar si Ushtrues Detyre (UD) mbi afatin e lejuar ligjor prej gjashte (6) muaj”, thuhet në raportin e auditorit.

    Janë identifikuar edhe pozitat e këtyre zyrtarëve si Ushtrues Detyre.

    “Rastet e identifikuar ishin: U.D Menaxher/e Regjional/e, shtate (7) zyrtar; U.D Kontrollor/e për letërposte ne PN/QTP, dy (2) zyrtar; U.D Koordinator/e i/e Mbikëqyrjes se shërbimeve, dy (2) zyrtar; U.D Pergjegjës/e i/e zyrës Postare Komunale, dy (2) zyrtar; U.D Zyrtar Regjional i Financave, dy (2) zyrtar; U.D Admin. i/e Zhvillimit dhe Përkrahjes se Aplikacioneve, dy (2) zyrtar; dhe 30 pozita të tjera janë nga një (1) zyrtar”.

    Nga Raporti i Auditimit i kanë rekomanduar Postës së Kosovës që të ndërmarrin veprime në mënyrë që këto pozita të plotësohen me kontrata te rregullta.

    “Rekomandimi A1 Bordi i Drejtorëve te sigurojë që janë ndërmarr veprimet për te zhvilluar procedura e rekrutimit, në mënyrë që këto pozita të plotësohen me kontrata te rregullta. Kohëzgjatja e funksionit si U.D nuk duhet t’i tejkaloje periudhat e përcaktuara ligjore”.

    Nga Posta e Kosovës, lidhur me këtë gjetje nga Raporti i Auditimit janë pajtuar.

    Përgjigjja e menaxhmentit të entitetit (Pajtohen)”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark