×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti i Italisë: Palestinezëve s’duhet t’u mohohet e drejta për shtetin e tyre

    Insajderi
    27 January 2024 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Italisë të premten denoncoi antisemitizmin në rritje dhe mbajti një fjalim të fuqishëm në mbështetje të popullit hebre teksa kujtoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit të lënë në hije nga fushata ushtarake e Izraelit në Gaza dhe një rritje e akteve anti-izraelite.

    Sergio Mattarella shprehu gjithashtu ndjeshmëri dhe ankth për popullin e Palestinës, duke thënë se atij nuk duhet t’i mohohet e drejta për shtetin e tyre, shkruan Euronews.

    Në një ceremoni në Pallatin Quirinale ku morën pjesë kryeministri dhe krerët e komunitetit hebre të Italisë, Sergio Mattarella e quajti Holokaustin “krimin më të neveritshëm” dhe kujtoi bashkëpunimin e italianëve nën fashizëm në dëbimin e hebrenjve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark