×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Këshillit të BE-së me mesazh të qartë: Mos i lejoni fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen

    Insajderi
    16 October 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në takimin e zhvilluar ditën e sotme në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit mbajtur në Tiranë, presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel dhe një mesazh të qartë.

    Ai u shpreh se nuk mund të lejojnë që konfliket dypalëshe të mbajnë peng zhvillimin e vendeve.

    Po ashtu, Michel shtoi se nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim dhe se konfliktet dypalëshe s’mund të lejohet të mbajnë peng të ardhmen.

    “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka përqendruar vëmendjen tonë tek Ballkani Perëndimor. Duhet të rrimë krah për krah për të mbështetur popullin e Ukrainës. Ne së bashku duhet të jemi më të fortë, për të vendosur standarde dhe për të nxirtur vlera të përbashkëta. Ju e keni bërë objektiv rrugëtimin tuaj për anëtarësimin në BE, ne e mbështesim. Ky integrim mund të ndodhë në fusha të ndryshme, sidomos në tregun e përbashkët sa i takon bashkëpunimit ekonomik. Edhe përfundimi i tregut të përbashkët rajonal do ta nxisë këtë lloj investimi. Një marrëveshje e re për njohjen e kualifikimeve do të nënshkruhen sot”.

    “Nuk mund të lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund të jetë më dhimbshme se reformat, por duhet bërë. Mos lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka asnjë të ardhme pa pajtim. Dhe të gjithë e dimë se kjo kërkon një fokus të sinqertë tek e ardhmja. Së fundmi, qytetarët duan një të ardhme më të mirë dhe këtë mund ta bëjmë realietet. Ju mund të mbështeteni në bashkëpunimin tonë të sinqertë”, tha ai. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark