×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i Napolit me vendim të “çmendur” – edhe pse ia fitoi kampionatin, Spalleti pritet të shkarkohet

    Insajderi
    19 May 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Тekniku Italian, Luçiano Spaleti, arkitekti i skuadrës fantastike të Napolit, i cili arriti të fitonte kampionatin italian pas 33 vitesh, do të largohet nga stoli i kampionit aktula të Italisë.

    Sipas asaj që raportohet në “Corriere dello Sport”, tekniku italian nuk do të vazhdojë mandatin në stolin e skuadrës jugore, pasi dyshohet se ka prishur marrëdhëniet me presidentin De Laurentiis.

    Siç theksohet, mosmarrëveshja mes dy palëve ka ardhur për planifikimin në prag të sezonit të ri, që do të thotë se Spalletti do të largohet në fund të këtij sezoni. Në fakt, lista për trajnerin e ardhshëm është tashmë gati. Emri i Antonio Kontes shfaqet në krye të listës së Napolit, i ndjekur nga De Zerbi, Gasperini dhe Vinçenzo Italiano.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark