×
  • Lajme
  • Lajme

    Moment interesant- Presidentja Osmani dhe kryeministri spanjoll iu drejtuan gazetarëve në të njëjtën kohë

    Insajderi
    06 October 2022 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari nga prestigjiozja “Le Monde”, Philippe Ricard ka spikatur një moment mjaft interesant sot në Pragë, aty ku sot hodhi themelet iniciativa e presidentit Francez, Emmanuel Macron për Komitetin Politik Evropian.

    Ricard ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në “Twitter” duke përmendur faktin se kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishin arritur në këtë ngjarje në kohën e njëjtë.

    Ata të dy i janë drejtuar gazetarëve gjithashtu në të njëjtin moment.

    Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, madje shteti nga gadishulli iberik, Kosovën e konsideron akoma si pjesë e Serbisë, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark