×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presion për Asociacionin në Kosovë- Vuçiq pritet me duartrokitje në Kuvendin e Serbisë

    Insajderi
    02 February 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në orën 10:00 ka nisur seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë për Kosovën.

    Në këtë seancë po merr pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ku do të diskutohet për negociatat Prishtinë-Beograd.

    Me të hyrë në Kuvend, Vuçiq u prit me duartrokitje të forta nga anëtarët e koalicionit qeverisës të cilat zgjatën disa minuta, transmeton Insajderi.

    Në raportin e qeverisë serbe për Kosovën, pretendohet se ka pasur përshkallëzim të situatës, diskriminim sistematik dhe dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

    Po ashtu, theksohet se Beogradi nuk do të heq dorë nga forimimi i Asociacionit të komunave serbe.

    Një ditë më parë zyrtarë serbë, u shprehën të lumtur se presioni ndërkombëtar ka kaluar në Prishtinë për themelimin e Asociacionit. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark