×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prishtina e ‘pushtuar’ nga qentë endacak – Dhjetëra raste ku qytetarët u sulmuan keq nga ta

    Insajderi
    01 January 2024 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prania e madhe e qenve endacak në rrugët e kryeqytetit është bëre e zakonshme, duke pasur sulme të shpeshta nga ta gjatë vitit që po lëmë pas. Fëmijë, gra shtatzëna, e qytetarë të shumtë u traumatizuan nga qentë endacak, kështu duke hyrë me frikë nga qentë endacak edhe në 2024, pasi që përkundër tentimeve të Komunës së Prishtinës për zgjidhje, rrugët janë të mbushura me qen.

    Gazeta Insajderi

    Kryetari i Prishtinës në qershor të 2023, mori vendim që të subvencionohen me nga 50 euro në muaj të gjithë qytetarët që do të adoptojnë qentë endacakë në kryeqytet. Qytetarët mund të adoptonin deri në 5 qen.

    Do t’i subvencionojmë qytetarët që janë të interesuar të adoptojnë qentë. Një person që e merr një qen do të subvencionohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qen”, kishte thënë Fushtica.

    Por një vendim i tillë nuk e lehtësoi aspak situaten, pasi që nuk u pakësua rreziku nga qentë endacak.

    Në kryeqytetin e Kosovës, besohet se janë diku rreth 10 mijë qenë endacak.

    ‘’Në Prishtinë janë rreth 10,000 qen endacakë, kurse në mbarë Kosovën thuhet se numri i tyre arrin në 250 mijë, sipas nje raporti.’’– kishte thënë asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Pëllumb Bajqinovci.

    Rastet e raportuara ku fëmijë e të rritur pa dallim janë sulmuar nga qentë endacak:

    • Me 7 prill të 2023, një grua ishte sulmuar nga qentë endacakë në rrugën “Bedri Shala në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Pamjet nga momenti tmerrues ishin publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”, në Facebook. Në video shihej edhe një burrë që afrohej për t’i trembur qentë.
    • Pastaj me 6 maj ishte sulmuar një fëmijë pesëvjeçar me autizëm, nga qentë endacakë në Milloshevë të Obiliqit. Ai kishte marrë lëndime në disa pjesë të trupit, ku më pas iu pati nënshtruar edhe intervenimeve kirurgjike.

    Djali jem është me autizëm dhe normalisht nuk ka ditur të mbrohet. Edhe ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Kur e kemi marrë, ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ka plagë prapa veshit, në kokë, në kukë. Është shumë i lënduar. Kemi shkuar fillimisht në Obiliq, aty kemi ardhur me ambulantë deri në Prishtinë. Këtu i kanë dhënë menjëherë ndihmën, kanë bërë intervenime, ka qepje nëpër trup. Tash ka filluar të marrë vetën, por ka trauma, si të fle vazhdimisht ka trauma, qanë. Është shumë i shqetësuar.”, kishte treguar nëna e pesëvjeçarit Selvetja.

    • tjetër i sulmit nga qentë endacak kishte ndodhur me 21 maj në sheshin e Prishtinës. Dy fëmijë ishte raportuar se janë kafshuar nga qentë në shesh. Fëmijët ishin trajtuar në QKUK.

    Po ashtu me 22 maj një grua ishte sulmuar nga qentë endacak në Prishtinë. Sulmi kishte ndodhur teksa qytetarja po kalonte parkun tek Biblioteka Kombëtare.

    Në vendin e ngjarjes kishte dal menjëherë ekipi i emergjencës ku ishte trajtuar gruaja e lënduar, shkruan Gazeta Insajderi.

    • Rasti tjetër kishte ndodhur me 1 gusht ku një qytetare ishte sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë. Ngjarja kishte ndodhur në Parkun e lagjes Dardania. Diellza Rama, ishte gruaja shtatzënë që ishte sulmuar, e cila kishte thënë se ka mundur të përfundonte me fatalitet.

    “Jam sulmuar nga 5-6 qenë, të cilët më janë vërsulur dhe më kanë rrëzuar, ku kam marr lëndime në bark, krahë dhe gjunjë, por fatmirësisht i shpëtova më të keqës. Mirëpo traumat, shqetësimet dhe frika për rrezikimin e jetës time dhe femijës që po pres nuk më janë larguar derisa erdhi emergjenca, më dërguan dhe më trajtuan në QKUK”, tha Rama.

    • Problemi me qentë endacakë ka qenë i pranishëm edhe në Drenas gjatë këtij viti qe e lamë pas. Një lexues i Gazetës Insajderi kishte dërguar një video me 2 shtator, sipas të cilit pacientët po ndihen të rrezikuar pas prezencës së tyre në afërsi të QKMF-së.

    Llava e qenve endacakë po qëndronte pranë objektit të Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Drenasit.

    • Rast tjetër i rëndë i sulmit nga qentë endacak ishte raportuar me 6 shtator, nga punëtorja në QKMF e Gjakovës, Afërdita Mula Zhubi. Përmes një postimi në Facebook ajo kishte treguar se ky është sulmi i dytë që i ka ndodhur.

    Mula-Zhubi kishte ndarë edhe fotografitë ku shihet se qentë endacakë e kanë kafshuar në këmbë.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Parku i Lirisë duke ardhur në punë sulmohem për herë të dytë nga qentë endacakë. Ju lutem organeve kompetente të Komunës së Gjakovës të marrin masa ndaj qenëve endacakë në mënyrë që të lëvizi lirshëm drejt vendit të punës”, ka shkruar ajo.

    • Cak i sulmit ka qenë edhe një grua e moshuar e cila ishte kafshuar nga qentë afër Qendrës Klinike Universitare.

    Ajo kishte marrë trajtim mjekësor në QKUK.

    • Me 20 dhjetor Gazeta Insajderi ka raportuar rrëfimin e 23 vjeçares e cila ishte sulmuar dhe kafshuar nga dy qen në Prishtinë.

    Mjellma Mehmeti ka treguar se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe emocionale pas tmerrit që ka përjetuar nga kafshimi prej qenve.

    Ajo ka rrëfyer për Gazetën Insajderi si është sulmuar, por ajo çka e ka lënduar edhe më shumë Mjellmën është se askush nga qytetarët nuk i ka ofruar ndihmë derisa ka ardh motra e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark