Familja presidenciale Osmani – Sadriu vazhdon të shfrytëzojë çdo privilegj të mundshëm në emër të shtetit. Ndonëse, këtë nuk e kanë praktikuar familjet e presidentëve të tjerë ndër vite në Kosovë – presidentja aktuale Vjosa Osmani është duke e bërë një gjë të tillë. Kësaj radhe, ndërhyrja e saj ka ndodhur në shkollën fillore “Ismail Qemali” ku po mësojnë dy vajzat e saj, Dua dhe Anda.
Gazeta Insajderi
Psikologes së shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë i është ‘uzurpuar’ zyra e saj nga dy policë civil të cilën janë vendosur për të ofruar mbrojtje të afërt për dy binjaket e presidentes, Vjosa Osmani.
Gazeta Insajderi javë më parë ka pranuar një informacion se psikologia është larguar nga zyra e saj dhe në zyre të saj janë vendosur dy policë civil.
Këtë informacione ka konfirmuar drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi kur është kontaktuar nga Gazeta.
Ajo ka thënë se vendimi ka ardhur sipas protokollit duke mos dashur të komentojë më shumë.
Zënia e zyrës së psikologes së shkollës nga trupërojet e vajzave të çiftit presidencial është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Në një përgjigje për Insajderin, zyrtarja për media e komunës, Arlinda Kastrati ka thënë se psikologia në fjalë është zhvendosur në një zyre tjetër – duke konfirmuar largimin nga zyra e saj.
“Psikologia është akomoduar në një zyrë tjetër, ndërsa për detaje tjera kontaktoni Policinë dhe zyrën e Presidencës”, tha ajo duke cituar si përgjigje nga Drejtoria e Arsimit.
Insajderi është interesua për këtë vendim edhe tek Policia e Kosovës. Por, për më shumë se një muaj nuk kanë kthyer asnjë përgjigje lidhur me rastin.
Prej se ka ardhur në krye të presidencës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu kanë qenë në fokus për shumë privilegje që çifti Sadiu ka shfrytëzuar.
Kujtojmë një nga to – Skandalin e Naftës. Betejën e Gazetës Insajderi që i kushtoi buxhetit të Kosovës 13 mijë euro gjobë nga AIP.
Kjo pasi, ministria e Jashtme e udhëhequr nga Donika Gërvalla refuzoi t’ia tregoi Gazetës shpenzimet e Zotëria të Parë që i ka bërë gjatë kohës sa ka shërbyer si ambasador në Maqedoninë e Veriut.
Për rreth 4 muaj Gazeta ka kërkuar që të ketë qasje të këto shpenzime por një gjë e tillë kurrë nuk është realizuar.
/Gazeta Insajderi/