×
  • Showbiz
  • Show

    Problemet me viza prekin edhe të pasurit- Ankohen Don Xhoni e Shkurte Gashi

    Insajderi
    26 November 2022 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duket se çështja e vizave nuk i përket e shqetëson vetëm qytetarët “pa nam”, edhe këngëtarët që njihen si më të pasur në shoqëri po sfidohen nga ky problem.

    Shkurte Gashi dhe reperi i njohur Don Xhon janë dy artistat që u ankuan publikisht për viza dhe vonesa të procedurave në ambasadë. Reperi kosovar njoftoi ditën e djeshme se nuk mund të performojë në Shtutgart të Gjermanisë.

    Kjo për arsye se reperi nuk ka mundur ta tërheqë pasaportën e tij në ambasadën gjermane.

    Teksa u ka kërkuar falje ndjekësve dhe fansave të tij, reperi ka shprehur keqardhje dhe ka thënë se shumë shpejt do të organizohet një tjetër event.

    Edhe këngëtarja Shkurte Gashi ka pasur probleme me vizën. Si pasojë, ajo është detyruar të anulonte një koncert në Angli.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila njofton se nuk do të jetë pjesë e koncertit që mbahet me 16 nëntor.

    “Nuk do të jem në Angli për arsye të mos pajisjes me vizën e UK dhe kërkoj falje që nuk do të jem në këtë event kaq të bukur”, ka shkruar Shkurta.

    Mesa duket as paratë nuk mund të zgjidhin problemin e lëvizjes së lirshme në Evropë apo kudo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark