×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Problemi me pagat/ Shoqata Sindikale e Filharmonisë paralajmëron Ministrinë e Kulturës

    Insajderi
    17 October 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqata Sindikale e Filharmonisë së Kosovës përmes një shkrimi kanë treguar se po përballen me probleme me pagat.

    Sipas tyre Ministria e Kulturës po i diskriminon dhe po shkel afate.

    Tash e disa muaj institucioni i Filharmonisë po ballafaqohet me një problem shumë të madh sa i përket çështjes së pagave, ku ka ndodhur një diskriminim nga Ministria e Kulturës dhe vazhdon akoma, duke shkelur afate të paracaktuara nga vet ata dhe duke na lënë pa një përgjigje zyrtare tash e sa kohë“, thuhet në njoftim.

    Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk rregullohet çështja e pagave do të ndërmarrin masa sindikale.

    Si pasojë, artistët e Filharmonisë janë shumë të revoltuar me këtë ndasi brenda institucionit ku të gjithë do të duhej të ishin të barabartë. Prandaj ne sot, publikisht, i drejtohemi institucioneve përkatëse që të merren shumë seriozisht me këtë çështje dhe të rregullohet brenda afatit të paracaktuar, në të kundërtën jemi të obliguar të marrim masa sindikale duke filluar nga data 1 Nëntor, nëse pagat nuk dalin me nivelizim dhe me retroaktivet e parapara“, thuhet në njoftimin në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark