×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Profil i albanologut, filologut dhe profesorit arbëresh, Matteo Mandala

    Insajderi
    12 June 2023 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    (Profil në shenjë të 65-vjetorit të lindjes)

    Filolog, albanolog, profesor arbëresh. Lindi në Horën e Arbëreshëve, Sicili.

    U diplomua, me rezultate të shkëlqyera, në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë, në Universitetin e Palermos, ku edhe filloi aktivitetin pedagogjik, si lektor i gjuhës shqipe (1987), për të vijuar, si kërkues shkencor në Universitetin e Pizës, të Kalabrisë (1996), Barit (1997-98), Leçes (1997-99), Mesinës (2000-04) dhe është emëruar profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, në Universitetin e Palermos në v. 2001.

    Studimet e tij shtrihen në fushën e albanologjisë, traditave kulturore, letrare dhe gjuhësore të arbëreshëve të Sicilisë dhe lidhjet me trevat albanofone ballkanike, duke synuar një rishkimin rrënjësor të burimeve letrare e gjuhësore, që vijnë nga tradita, me një analizë rigoroze filologjike moderne. Autor i një numri të madh artikujsh, kumtesash e monografish, si: Gjurmime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe (2013), Lekë Matranga: njeriu, koha, vepra (2013), Profilo storico-antologico della letteratura degli Albanesi di Sicilia (2012), Kënga e sprasëme e Balës, botim kritik (2007), Mundus vult decipi, I miti della storiografia arbëreshe (2007), Il codice chiutino di Nicolo’ Figlia, botim kritik dhe konkordanca leksikore (1995), botimin e plotë të veprës së Zef Skiroit, (Itali-1998, Kosovë-2001) etj.

    Puna e tij kërkimore konkretizohet në projekte, si “Skanderbeg 2000”, “Kastriota 3000”, “Brinjat”, “VATRA”, “BESA” (koordinator i seksionit sicilian). Anëtar i SGM-së (1999-), anëtar i AISSEE-së (1998-), pjesëtar i kolegjiumit të redaksisë së revistës “Hylli i dritës”(2007); anëtar i këshillit të administrimit të Fondacionit Universitar “Francesco Solano”; themelues dhe drejtor i revistës “Res Albanicae”(2011-). / Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark