×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Profil i shkrimtarit nobelist gjerman, Hajnrih Bël

    Insajderi
    17 July 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hajnrih Bël (21 dhjetor 1917 -16 korrik 1985) ka qenë një shkrimtar gjerman, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1972. Romanet ironike të Boll-it mbi mundimet e jetës gjermane gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore kapin ndryshimin e psikologjisë së kombit gjerman. Ishte ushtar në Luftën e II Botërore, i cili ishte edhe i burgosur. Pastaj studioi gjuhën gjermane dhe udhëtoi nëpër Irlande dhe Bashkimin Sovjetik në vitin 1947 u bashkua me “Grupin 47 Ai ishte president PEN-es gjermane, ndersa nga viti 1971 ishte edhe ligjerues & poezise ne Frankfurt. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe mbetët një nga autorët më të lexuar gjermane.

    Veprat në shqip të autorit përmendim:

    1) Nderi i humbur i Katerina Blumit,

    2) Me syrin e një klouni,

    3) Buka e viteve të hershme,

    4) Portret grupi me një zonjë.

    Fragment nga romani “Me syrin e një klouni”

    Këtë mungesë të tmerrshme të Maries, monogaminë time, miqtë e saj katolikë e quajne deshira e mishit… Ç’emër që i kane gjetur: dëshira e mishit! Ta quanin të paktën dëshirë për nje grua. Kurse kështu, e mishit të duket sikur je te kasapi.

    Jane po ata zotërinj klerikë që mbrojnë me aq zjarr monogaminë e njeriut dhe martesën, por kur u rrëfehet se vuan tmerrësisht nga mungesa, ta bëjnë me shenjë të shkosh në ato vende ku, siç mendojnë ata dashuria mund të blihet, domëthnë ne bordello…

    𝐊𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐧𝐠𝐚 përkthyesi 𝐀𝐫𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐊𝐥𝐨𝐬𝐢:

    “Me syrin e një klouni” është një nga romanet e medha të Heinrich Böll-it dhe të letërsisë gjermane të viteve ’60. Është shpërthimi i artistit rebel që sfidon normat e ngurta të shoqërisë për hir të dashurisë së humbur.

    Njëkohësisht përballja me hipokrizine e protagonistëve të shoqërisë, që edhe pse më parë patën mbështetur regjimin totalitar nazist, në shoqërinë e sotme predikojnë moralin e krishterë dhe tolerancen, pa i ushtruar dot vetë këto ishte i kuptueshem suksesi i këtij libri në vitin 1984. Sot ai vjen i plotë me të gjitha pjeset e censuruara në atë kohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark