×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Prizrenit ngrit 27 aktakuza për uzurpimin e pronës së Hekurudhës

    Insajderi
    11 October 2018 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave për rastet e uzurpimit të pronës së Hekurudhës në Komunën e Prizrenit.

    Pas pranimit të 51 kallëzimeve penale nga Kompania për Menaxhim të Infrastrukturës Hekurudhore – “INFRAKOS SH.A”, ka trajtuar dhe hetuar të gjitha këto kallëzime penale, dhe pas koordinimit të veprimeve të nevojshme hetimore ka ngritur 27  aktakuza kundër 27 personave, për veprat penale: “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 2 dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” neni 333 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga të gjitha lëndët e pranuara, në 6 prej tyre janë hudhë kallëzimet penale, ndërsa 18 lëndë janë ende në punë, për të cilat Prokuroria në Prizren, është duke  ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

    Gjithashtu, Departamenti për Krime të Rënda ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për 13 persona për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe për veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 368 paragrafi 1  dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me lëshimin e lejeve ndërtimore në afërsi të pronës së Hekurudhës, duke mos respektuar distancën e duhur nga binarët, sipas Ligjit për Hekurudhat e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark