×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria jep detaje për rastin e vdekjes së ukrainases

    Insajderi
    22 February 2024 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se rasti i shtetases ukrainase që u gjet e vdekur në autostradën “Arben Xhaferi”, po vazhdon të hetohet si ‘aksident trafiku’ me fatalitet’.

    Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale ‘Aksident trafiku’ me fatalitet”, thuhet në komunikatën e tyre.

    Ndryshe trupi i viktimës O.K. ishte gjetur dje rreth orës 20:00.

    Ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark