×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria kërkoi paraburgim për “Papi Chulon”, ky është vendimi i gjykatës

    Insajderi
    05 April 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Refki Hajzeri i njohur si “Papi Chulo” i Prishtinës, pronari i BMW-së ngjyrë gjelbër është arrestuar të enjten (30 mars) nga Policia e Kosovës. Ai i ka shqetësuar qytetarët kryesisht ata të lagjës “Mati 1”, me muzikën e lëvizjet që ka bërë me veturën e tij. Ai u dërgua në mbajtje për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgimin e të njëjtit, por është refuzuar nga gjykata.

    Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar i dyshuari, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, sipas KPRK-së, si dhe ndaj të njëjtit është kërkuar masa e paraburgimit, pranë Gjykatës kompetente”, thuhet në përgjigjen që zëdhënësja e Prokurorisë i përcjelli Insajderit.

    Kërkesën e prokurorisë e ka vlerësuar si të pabazë prokurorja e rastit, si rrjedhojë e ka liruar menjëherë Refki Hajzerin nga ndalimi.  

     “Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalimi”, ka thënë zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi për Insajderin.

    Një ditë më parë, Insajderi publikoi një fotografi të Refki Hajzerit, i cili shihej live në llogarinë e tij në “Tik-Tok”.  Me të publikuar lajmin në redaksi u lajmërua vet “Papi Chulo”.

    Ai përmes telefonit ka kërkuar që të hiqet pjesa e gjobave 225, të cilat i ka konfirmuar policia pas ndalimit që i kanë bërë.

    Unë jam pronar i BMW-së së gjelbër, jeni duke më bërë problem nëpër gjykata e polici. Qe e qitni lirohet nuk ka lidhje, por për të gjitha ato gjoba nuk është e vërtetë që i kam. Unë jam kanë i arrestum po jam liru. Një send e di që kriminel sjam tybe, unë tash kam ardhë kerrin për me nxjerr, jam në prokurori”, i tha ai dje Insajderit.

    Zëdhënësja Ulaj poashtu konfirmoi se ka qenë Prokurori i Shtetit ai i cili ka lëshuar urdhëresë për sekuestrimin e veturës.

    Veturë të cilën edhe sot Refki Hajzeri është duke u përpjekur ta rikthejë.

    Çka deklaroi Policia në ditën e arrestimit të “Papi Chulos”?

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas verifikimit që i është bërë Hajzerit, është kuptuar se ka plot 225 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

    Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë nga ana e policisë i figurojnë 225 gjoba”, konfirmoi Ahmeti.

    Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrësit tjerë në trafik”, tha zëdhënësja e policisë.

    Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohësisht automjeti”, përfundonte Ahmeti.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark