×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria Speciale fton serbin e akuzuar për krime lufte që të paraqitet në gjykatë

    Insajderi
    12 December 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e ka ftuar të akuzuarin Dejan Raciq, ish pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë marrë pjesë në seancën fillestare më 20 shkurt të vitit 2024 pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

    Në njoftimin e prokurorisë i bëhet thirrje Raciqit që të dorëzohet dhe të paraqitet sa më pranë Gjykatën Themelore në Prishtinë, që kjo çështje, sipas tyre, të zhvillohet me prezencën e tij.

    “Ftohet i akuzuari Dejan Raciq, nga i ati Janko, i lindur në fshatin Videj, Komuna Klinë, me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, me numër personal 0101974932041 i Punëve të Brendshme në Klinë, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më datë 20.02.2024, e martë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, për çështje penale të proceduar sipas aktakuzës së prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.17.2018 të datës  27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht i inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi, 1 nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

    “Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Dejan Raciq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Dejan Raciq, në këtë çështje juridiko penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark