×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Promovohet romani i ri i shkrimtarit Besnik Mustafaj

    Insajderi
    22 September 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Besnik Mustafaj, promovon romanin e tij të ri “Fati i marrë”, i botuar ditë më parë nga shtëpia botuese tiranase “Onufri”.

    Promovimi do të mbahet të hënën, 25 shtator, ora, 18:00, në Hotel International, në Tiranë.

    Veprimtaria përuruese përkon edhe me 65-vjetorin e linjdes së Besnik Mustafajt, njërit prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, i përkthyer në shumë vende të botes dhe fitues i shumë çmimeve të rëndësishme nderkombëtare.

    Besnik Mustafaj ka lindur në Bajram Curri, më 23 shtator 1958) është shkrimtar i mirënjohur shqiptar, por edhe një politikan, diplomat, dhe përkthyes.

    Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht, arabisht, turqisht etj. Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij “Daullja prej letre” më 1997, si dhe cmime te tjera.

    Veprat të shkrimtarit Mustafaj

    • Motive të gëzuara,

    • Pragu i verës,

    • Fytyrë burri ,

    • Bregu i lumit të kthjellët,

    • Vera pa kthim,

    • Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve,

    • Një sagë e vogël,

    • Daullja prej letre,

    • Ditari i një ambasadori në Paris,

    • Boshi,

    • Autoportret me teleskop,

    • Bishti i kometës,

    • Ëndrra e doktorit,

    • Prishur gjate rruges,

    • Fati etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark