Pronari i Meridianit, Hakif Gashi njëherit presidenti i klubit futbollistik, Prishtina ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Sipas tij arsyeja e dorëheqjes së Gashit ka ardhur për shkak të mos dakordimit dhe mosgatishmërisë të disa aksionarëve që të arrijnë kompromis për reformimin e klubit.
Lajmin për ATV e ka konfirmuar vet Gashi.
Hakif Gashi ishte emëruar në krye të klubit të Prishtinës para fillimit të këtij edicioni, derisa klubi me të në krye, synim kishte riformin dhe rikthimin e Prishtinës në majat e futbollit kosovar.
Por, për shkak të mos akordimit të tij me aksionarët tjerë, kanë ardhur deri te marrja e këtij vendimi.