×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari rrah punëtorin e tij 56-vjeçar

    Insajderi
    25 July 2021 - 00:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pronari i një kompanie në Vushtrri rrahu punëtorin e tij, thotë se ky i fundit kreu keqpërdorime.

    Lëndimet  në qafë e  madje edhe  në shpinë i ka të dukshme.

    Edhe ngritjen në këmbë e ka të vështirë nga dhimbjet.

    Kjo pasi ky 56 vjeçar nga Vushtrria thotë se një ditë më herët u sulmua fizikisht nga shefi i tij në kompaninë e të cilit punonte si shofer.

    Sipas tij krejt kjo ndodhi për shkak të një shume prej 15 euro.

    56 vjeçari përshkruan ngjarjen nga e cila ai pësoi lëndime. Pas kësaj, ai mori edhe trajtim mjekësor.

    Pronari i kompanisë pranon se ka ndodhur sulmi fizik ndaj punëtorit të tij.

    Fehmi Shabani gjatë ditës nuk ishte në vendin ku ndodhir ngjarja, por ai ka dhënë versionin e tij për arsyet e rrahjes.

    Shabani  tha se  punëtori i tij kishte keqpërdorur pozitën e tij disa herë.

    Rasti u lajmërua edhe në Policinë e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti tha se rasti është iniciuar si lëndim trupor dhe sulm.

    Viktima edhe gjatë së shtunës ka vazhduar vizitat mjekësore në spitalin e qytetit të Vushtrrisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark