×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Protagonisti i Holandës, tregon debatin në fushë me Leo Messin: “Kisha shumë respekt për të, por më zhgënjeu…”

    Insajderi
    10 December 2022 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ofendimet e Messit ndaj sulmuesit holandez Weghorts bën shpejt xhiron e botës.  Ai u shndërrua në ‘asin nën mëngë’ të Van Gaalit për çerekfinalen, ku shënoi të dy golat ndaj Argjentinës, që çuan ndeshjen në shtesë e më pas te penalltitë.

    Në deklaratën e tij pas ndeshjes Wheghorts tregon çfarë ndodhi mes tij dhe Messit. “Doja t’i jepja dorën pas ndeshjes, sepse kam shumë respekt për të si futbollist, por ai shtyu dorën time tej dhe nuk donte të fliste me mua. Në fakt, edhe pse nuk di mirë spanjisht, kuptova që u shpreh shumë pa respekt. Jam i zhgënjyer, realisht i zhgënjyer”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark