×
Insajderi

Protesta në Rudar: Serbët me një mesazh për Kurtin

Insajderi
22 December 2022 - 12:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Serbët  kanë nisur të mblidhen në Rudar, afër Zveçanit, ku në mesditë pritet të protestojnë kundër siç kanë pretenduar ata “kërcënimeve të Kurtit” dhe deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ata kanë shpalosur një pankartë të madhe, ku shkruhet:

Kurti, Kosova nuk është territori juaj, kjo është toka jonë stërgjyshore”.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që protesta e sotme në Rudar të jetë paqësore.

Duke marrë parasysh rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark