×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Protestë edhe në Shtërpcë në mbështetje të serbëve në Veri

    Insajderi
    23 November 2022 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, kjo është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Pas këtij lajmërimi, edhe serbët e Graçanicës dhe Shtërpcës kanë protestuar në mbështetje të serbëve në Veri.

    Protesta në Graçanicë
    Protesta në Shtërpcë

    Ndërkohë për protestat nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se po angazhohen për ruajtjen e sigurisë. Sipas tyre tashmë janë bërë planifikimet operacionale.

    “Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës”, njoftoj policia.

    Bazuar në informacionet dhe paralajmërimet për mbajtjen e protestave/tubimeve për sot, në disa komuna me komunitet serb, Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale.

    Plani operacional i PK-së parasheh ndërmarrjen e masave operative policore, për t’u siguruar se mbarëvajtja e protestave/tubimeve të kalojë e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark