×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Protestojnë shërbyesit civilë të policisë, Zeqiri: Nuk janë ranguar aty ku duhet

    Insajderi
    14 August 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbyesit civilë brenda Policisë së Kosovës të martën do të protestojnë.

    Kjo për shkak të pakënaqësisë që ata lidhur me pagat.

    Për këtë temë, ka folur kryetari i Sindikatës së policisë Imer Zeqiri.

    “Me shpresë siç kanë thënë ata, siç më kanë thënë edhe mua do të reagojë dikush nga institucionet vendore, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Zeqiri.

    “Këtyre punëtorëve, por edhe flotës operative, u është premtuar se do të bëhet rregullimi i klasifikimit në koeficientë. Me Ligjin e ri ata nuk janë të ranguar aty ku duhet dhe për profesionet që i kryejnë”, theksoi ai.

    Kreu i Sindikatës së Policisë shtoi se protesta do të mbahet në vendet dhe gjatë orarit të punës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark