×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    PSD: Pushteti që filloi me dhunë policore, po vazhdon me gjobitje maksimale

    Insajderi
    14 April 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partisë Socialdemokrate i është shqiptuar gjobë nga Policia e Kosovës për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti.

    Këtë e ka bërë të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së me anë të një postimi në Facebook.

    E njëjta ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar.

    ‘Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftu, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua”.

    “Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenarët e protestave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, ka shkruar ajo”.

    Ndryshe, para dy ditësh partia e Dardan Molliqajt e ka kryer një aksion para Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë.

    Kjo ka ndodh pasi AIP e ka dënuar PSD-në me 20 mijë euro për shkak të shkelje së të dhënave personale.

    Molliqaj këtë e ka konsideruar vendim sekeltiv, dhe ka paralajmëruar se vendimin e AIP do ta çojnë në gjykatë.

    “Me automatizim kemi të bëjmë më veprim politik”, ka thënë tutje Molliqaj.  

    Gazeta Insajderi i ka shkruar Partisë Socialdemokrate për ta pyetur nëse e ka paguar dënimin ose jo, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

    Por, tashmë kjo gjë u bë e ditur nga Molliqaj, i cili tha se vendimin do ta apelojnë në gjykatë, pasi sipas tij nuk kanë bërë asnjë shkelje kur e kanë çuar para hyrjes së qeverisë peticionin me të dhënat e qytetarëve.

    Për gjobat ka reaguar edhe Bardh Ahmeti, anëtari i Partisë Socialdemokrate.

    “Gjoba për PSD-në është kryekëput përndjekje politike. Institucionet që Kurti i ka kapur me militantë partie po i përdor të përndjek opozitën. Pushteti që filloi me dhunë policore, po vazhdon me gjobitje maksimale. Kjo është padrejtësi dhe gjobitja e PSD-së shpërfaq tendencën e këtij pushteti dhe metodën që do të përdor për të heshtur kritikën”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Insajderi.

    Ai tutje thënë në Agjencine për Privatësi dhe Informim, Kurti ka emëruar si komisionere e Krenare Sogojeva Dërmakun, gruan e Artan Dërmakut i cili është mik i Kurtit dhe anëtar i Vetevendosjes.

    “Ato institucione ku Kurti ka vendosur njerëzit e tij tash po i quan të pavarura. Ndërsa ato institucione që njëmend janë të pavarura dhe po i rezistojnë kapjes nga Kurti, po përjetojnë sulme propagandistike e po shpallen si të kapura nga Kurti”, tha tutje Ahmeti për Gazetën Insajderi.  

    “Përndjekja e një subjekti politik me gjobitje, siç ndodhi me PSD-në për shkak të një aksioni politik, është i pashembullt. Ky pushtet është i rrezikshëm. Lufta ndaj tij është jetike për demokracinë e shoqërinë tonë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark