×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Pse e ke bërë unfollow”, Dafina flet për reagimet e saj shpërthyese në rrjetet sociale

    Insajderi
    18 October 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dafina Zeqiri ka folur publikisht për gjithë dramat virtuale të kohëve të fundit, ku ajo ka qenë e përfshirë. Në një ‘broadcast channel’ në Instagram, këngëtarja foli me fansat pse ka reaguar ashpër.

    Ajo tha e nëse dikush që e ndiqni në Instagram, nuk ju respekton, atëherë e bëni unfollow.

    “A mendon që duhesh t’ua arsyetosh njerëzve pse e ke bërë unfollow? Edhe pse je fytyrë publike? Ka gjëra që nuk shfaqen publikisht, se ti prapë i mban private!” tha Dafi.

    Rikujtojmë se ajo hoqi nga Instagrami Ledri Vulën, Sara Hoxhën, DJ Geek, Beatrix Ramosajn etj.
    Duke folur për reagimet e saj shpërthyese, këngëtarja u shpreh:

    Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’ua tregoje të gjithëve të vërtetën, por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark