×
Show / Fashion

Pse femrat e bukura zgjedhin burra më pak tërheqës?

Insajderi
09 June 2019 - 18:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndonëse duket sipërfaqësore, shkencëtarët pohojnë se personat e bukur zgjedhin qëllimisht partnerët më pak tërheqës për t’u përkujdesur më pak rreth tyre.

Në fakt, ata që konsiderojnë veten të bukur janë të bindur se një partner më pak i bukur do të përpiqet më shumë për t’i mbajtur, derisa ata nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë, pasi pamja e tyre është e mjaftueshme për një marrëdhënie.

Një studim i këtij lloji u bë nga Joshua Oltmans nga Universiteti Kentakti në SHBA. Ai zgjodhi 73 çifte, të cilët ishin të gatshëm të marrin pjesë në hulumtim. Ndër të tjera, ai studioi atë që çdo partner bën për ta bërë marrëdhënien të qëndrueshme, transmeton KosovaPress.

Disa kanë adaptuar sjelljen e tyre në mënyrë që partneri i tyre të mos humbasë interesin dhe të kërkojë një tjetër, duke provuar gjithçka dhe në këtë drejtim u treguan më të kujdesshëm dhe më të ndjeshëm.

Oltmans u kërkoi atyre që të vlerësonin pamjen fizike të partnerëve të tyre. Pastaj e krahasoi atë me sjelljen e tyre dhe sa shumë po përpiqen ta mbajnë partnerin e tyre.

Studimi tregoi se ata që ishin më pak tërheqës, kanë më shumë gjasa të punojnë më shumë se partnerët e tyre, pasi kanë frikë se do të humbasin partnerin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark