×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pse nuk u shkarkua Valbon Krasniqi nga ShSKUK – flet ministri i Shëndetësisë

    Insajderi
    28 July 2022 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu sot në Kuvend e ka pyetur ministrinë e Shëndetësisë, Rifat Latifi lidhur me keqpërdorimet që janë bërë në ShSKKUK gjegjësisht për shkarkimin e drejtorit, Vabon Krasniqi, shkruan Insajderi.

    Haxhiu kërkoi nga ministria gjegjësisht ministri të ndërmarrë veprime.

    “Nuk mund të shkarkohet veç Valbon Krasniqi për çka ka ndodh në SHSKUK…”, tha mes tjerash Haxhiu.

    Pas kësaj përgjigje nga dhënë ministri Latifi ai u shpreh se pa marrë një raport final si nga Bordi drejtuesi i ShSKUK si nga organet gjyqësore nuk mund të dal me një përgjigje finale.

    “Bordi është plotësu kanë fillu me i mbajte takimet prej dje, pres analizë për gjitha rastet dhe pastaj do t’i marrim masat e nevojshme”, tha ministri në Kuvend përcjell Insajderi.

    “Rastet janë në organet gjyqësore s’mundem me fol pa e pasur raportin final”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, Gazeta Insajderi nga burime të saj ka kuptuar se Valbon Krasniqi do të shkarkohet nga posti i drejtorit të SHSKUK-së për shkak gjetjeve të auditorit. Madje shkarkimi pritet gjatë ditës së djeshme.

    Por pas mbledhjes Bordi kishte vendosur ta shtyjë këtë pikë. Bordi Drejtues deklaroi se shqyrtimi i raportit të auditimit nuk ka përfunduar ende, dhe i njëjti do të vazhdojë në mbledhjen e ardhshme.

    “Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës. Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhej në njoftim.

    Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), ka nxjerr katërmbëdhjetë shkelje që dyshohet se janë bërë nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar gjatë vitit 2021. Bazuar në të dhënat e ZKA-së, Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale kanë keqmenaxhuar buxhetin. Shqetësuese janë gjetjet në procesin e tenderëve.

    ZKA javën e kaluar konfirmoi për Insajderin se rastet i ka dërguar në Prokurori, e këta të fundit që ato i kanë shpërndarë nëpër prokuroritë kompetente.

    Valbon Krasniqi mbanë pozitën e drejtorit të ShSKUK-së që nga shkurti i vitit të kaluar.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark