×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pse u ngrit aktakuzë nga Prokuroria Speciale kundër Azemit dhe Manxhukës së VV-së?

    Insajderi
    08 November 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale ndaj Egzon Azemit dhe Arlind Manxhukës, dy eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata dyshohen për nxitje të urrejtës dhe mosdurimit ndaj prokurorit Afrim Shefkiu dhe gjyqtarit Mentor Bajraktari. Azemi dhe Manxhuka në një prononcim për Gazetën Insajderin thanë se nuk kanë marrë njoftim lidhur me këtë.

    Prokuroria Speciale njoftoj se aktakuza kundër dy të pandehurve Arlind Manxhuka dhe Egzon Ademi është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

    Aktakuza ndaj tyre lidhet ndaj me një postimin të tyre në “Facebook”, ku kanë përhapur urrejtje ndaj një prokurori dhe gjyqtari.

    Ky postim i tyre kishte të bënte me lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

    “Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P”, tha Prokuroria Speciale.

    Pas njoftimit nga prokuroria, Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka, për të kuptuar më shumë rreth rastit.

    “Skam marrë njoftim unë asgjë”, i tha shkurt ai, Insajderit.

    Edhe Azemi, i cili tha se nuk është marrë asnjë njoftim zyrtar për ngritje të aktakuzës.

    “…Veç se per një akuzë të tillë kemi qenë të intervistuar nga Prokuroria paraprakisht”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, aktakuzë për kanosje kundër gjyqtarit Bajraktari dhe prokurorit Shefkiu është ngritur ndaj dy personave tjerë me inicialet Q.E. dhe E.Z..

    Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark