×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pse ukrainasit po publikojnë fotografi me shalqinj?

    Insajderi
    12 November 2022 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fotografi me shalqinj janë shfaqur në të gjithë mediat sociale, sidomos gjatë ditës së premte.

    Por çfarë nënkuptojnë ato?

    Sipas mediave të huaja, shumica e shalqinjve në Ukrainë vijnë nga rajoni Kherson.

    Ato dërgohen përmes lumit Dnipro në kryeqytetin, Kiev, dhe janë aq të njohura sa anija ka llogarinë e saj në Twitter.

    Por për shkak se Kherson kishte qenë nën pushtimin rus, fermerët ukrainas nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë shalqinjtë e tyre.

    Si i tillë, shalqiri u bë simbol i Khersonit dhe i territoreve nën kontrollin rus.

    Ndryshe, ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorë të gëzuar, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor.

    Disa pamje të publikuara tregonin vendasit në rrugë, duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur ndërsa trupat e Kievit mbërrinin.

    Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas agresionit të filluar në fund të shkurtit ndërkohë që tërheqja është parë si një nga “dështimet” më të mëdha të luftës.

    Moska tha se 30,000 personel ishin nxjerrë nga zona – si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.

    Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një “fitore të jashtëzakonshme”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë një “ditë historike”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark