×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen emrat e pesë policëve të Kosovës që janë ndaluar nga Serbia

    Insajderi
    18 April 2024 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë policë të Kosovës janë ndaluar dje nga autoritetet serbe në pikëkalimet kufitare.

    E në mbledhje të qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ka përmendur emrat e policëve të ndaluar nga shteti serb.

    Bëhet fjalë për zv/.drejtorin Jankoviq, Sinisha Milliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi.

    “E dje pas kalimit të suksesshëm të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshilikt të Evropës, Serbia u hakmor. Ndaloi në kufi qindra qytetarë tonë, të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si detnim po si tranzit për t’u kthyer apo për të shkuar në vendet e BE-së. Në mesin e të ndaluarve është edhe zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Jankoviq, sipas informacioneve që kemi, është dërguar në Rashkë. Dje në ndalim kanë qenë gjithsej 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Pesë nga ta janë liruar, ndërkaq pesë ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe zv/.drejtorin Jankoviq, Sinisha Milliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi”, tha ai.

    Kurti e ka quajtur këtë veprim të Serbisë akt të ulët të hakmarrjes ndaj suksesit të Kosovës drejt anëtarësimit të Kosovës.

    Ai tutje tha Serbia po i shkel marrëveshjet e nënshkruara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark