×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamje nga kamera e trupit të një militanti të Hamasit- Momentet e para të sulmit mbi Izraelin

    Insajderi
    16 November 2023 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    CNN  ka publikuar pamjet video nga kamerat trupore të terroristëve të Hamasit nga dita e sulmit në  Izrael më 7 tetor.

    Këto pamje siç raportohet i janë dhënë mediumit nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

    IDF tha se publikoi pamjet për të treguar realitetin e asaj që ndodhi më 7 tetor,  ditë  kjo që zyrtarët izraelitë e krahasojnë me 11 shtatorin.

    Numri i viktimave ka shkuar në rreth 1200.

    Në pamje shihet aksioni që nisi kur mëngjesi ende nuk kishte gdhirë. Një grup militantësh të Hamasit janë duke pritur, disa prej tyre të ngarkuar në një kamionçinë të bardhë dhe të tjerët në motoçikleta. Ata kalojnë kontrollet përfundimtare, kontrollojnë për armë dhe nëse video është duke u regjistruar. Një shpërthim në distancë është sinjali i tyre për të lëvizur. Ata shihen duke nxituar drejt kufirit duke thirrur ‘Allahu Ekber’ (Zoti është i madh). Pas tre minutash vozitje, ata kalojnë gardhin e parë kufitar midis Gazës dhe Izraelit. Shihet se si është dëmtuar gardhi, dhe terroristët po kalojnë nëpër hapje.

    Në atë video, tunelet e Hamasit në Gaza u panë për herë të parë.

    Videoja e sulmit zgjat plot 100 minuta. CNN  ka konfirmuar se vendndodhjet përputhen me pamjet e tjera të sulmit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark