×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet e shkatërrimit të anijes ushtarake ruse në Detin e Zi

    Insajderi
    14 February 2024 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukrainasit kanë sulmuar mbrëmë dhe shkatërruar anijen ushtarake ruse Cezar Kunikov në Detin e Zi, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas.

    Operacioni mbi anijen rus është kryer nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR).

    Në sulm janë përdorur dronët ujor Magura, kurse anija është dëmtuar dhe nuk mund të riparohet, kështu të paktën pretendojnë zyrtarët që konfirmuan fundosjen në Detin e Zi.

    Tani janë publikuar edhe pamjet nga ky operacion ushtarak. Në anën tjetër rusët akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë sulm.

    Anija gjigante përdorej nga forcat e Putinit për transportimin e raketave dhe dronëve për sulme në Ukrainë.

    Rusia ka tentuar të kryer një operacion të madh shpëtimit në det, që përfshinte anije, nëndetëse dhe helikopter. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark